Glauk Konjufca është i martuar me një aktore

Fytyrat publike, qoftë të fushës së showbizit, politikës, humorit apo edhe të fushave tjera kryesisht ndahen në dy kategori. Disa nuk e kanë problem të shfaqin familjen e tyre në publik për ta njoftuar me të tjerët, e disa ndonëse shumë të suksesshëm në profesionin e tyre, preferojnë që të jenë më të rezervuar në këtë aspekt.

Marketing

Por sot, këta të fundit vështirë se po mund ti ikin syrit të publikut e mediave, ngase pothuajse gjithçka tashmë është bërë më transparente.

Kurreshtja e njerëzve është gjithmonë të dijë më shumë, se kush me kë është i martuar etj, sidomos për fytyrat publike që kanë ndikim në shoqëri.

Të gjithë e njohim Glauk Konjufcën, njëri nga deputetët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje e të Kuvendit në përgjithësi. Është i pari për reagime, sugjerime e kritika në debatet që realizohen në Kuvend.

Por, jo të gjithë e njohin familjen e tij dhe jetën jashtë Kuvendit e politikës. Për ata që kanë kurreshtjen ta dinë, Glauku është i martuar dhe ka fëmijë.

Bashkëshortja e tij është një fytyrë e njohur për publikun. Është kjo Emira Bajqinca Konjufca, të cilën dikur e kemi parë nëpër seriale e filme vendore, madje edhe nëpër këngët për fëmijë.

Kurse tani ajo punon në si asistente në Fakultetin Filologjik në degën e Gazetarisë.
Çifti janë prindër të një vajze, e cila quhet Knida.

Marketing