Glauk Konjufca zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për kandidatin e propozuar nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Marketing

Me gjithsej 69 vota për dhe 33 vota kundër e asnjë abstenik, Konjufca u zgjodh Kryeparlamentar.

Edhe në Kuvendin e kaluar, Konjufca ishte emëruar Kryetar i Kuvendit të Kosovës, por një gjë e tillë nuk i kishte pëlqyer partisë me të cilën VV ishte në koalicion, LDK-së.

Pas kësaj, Konjufca ishte tërhequr nga ky post dhe më pas ishte emëruar Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Por edhe këtë herë, Konjufca është emëruar kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën konstitive.

Marketing