Analisti Valon Syla ka ironizuar me klimën e krijuar në Kosovë para ardhjes në pushtet të Albin Kurtit.
Syla me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se shumë opurutnistë po i afrohen Kurtit dhe Vetëvendosjes, në pritje se edhe ata mund të përfitojnë diçka nga ai dhe partia e tij.
“Oh ooo. Kemi mu knaq. Sa oportunisti po fotografohet e po pret ne rend tu e pritë Qeverinë Kurti. Gjynahat s’pe kuptojnë që s’ka vend për krejtë. As në Telekom, as në KEK, as në Postë, e as në Qeveri. Shteti, shteti… ska ku mo”, ka shkruar Syla.
Syla ka ironizuar edhe për çështjen e vaksinave.
“Mem ngu mu i bleni tazat. Se qumshti, edhe kiflet kanë me qene pa pare. Vakcinat, liberalizimi i vizave e këto… te kqyrim. Qysh ja kanë nisë pak para se me shku në deti, na e jepin ka 1 vakcinë, nashta. A për viza shihemi me 2025. Ma mirë, nisjani kadale shkelni në tokë”, ka shkruar ai.