Godin paralajmëron kundërshtarët: Interi po kthehet frikshëm

Diego Godin thotë se ai u bashkua me Interin për të ‘dhënë gjithçka nga vetja, brenda dhe jashtë fushës’ dhe për shkak se ‘ata duan të fitojnë përsëri trofe’.

Marketing

Godin finalizoi transferimin e tij te Inter të hënën, duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me ‘Nerazzurrët’ dhe mbrojtësi është i gatshëm t’i ndihmojë që ata të rikthehet te trofet – diçka që i mungon ekipit që nga viti 2011 kur fituan Kupën e Italisë.

“Unë kam ardhur në Inter për të fituar, për të dhënë gjithçka nga vetja, trupin dhe shpirtin tim, brenda dhe jashtë fushës”, tha ish-kapiteni i Atletico Madridit për Inter TV, transmeton lajmi.net.

“Një sfidë e re dhe një eksperiencë e re fillon për mua. Interi është një ekip i shkëlqyer, shumë i rëndësishëm, ndër më të mirët në Evropë”.

“Kam zgjedhur Interin sepse ata kanë një projekt ambicioz sportiv. Ata duan të fillojnë të fitojnë përsëri trofe dhe janë një ekip i madh, si në Evropë dhe në të gjithë botën”, deklaroi uruguajani.