Goditet banda e trafikimit të kokainës, në pranga edhe shqiptarë

Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në Itali nga karabinierët e Bergamos. Mediat italiane bëjnë me dije se është goditur një grup kriminal që përbëhej nga shqiptarë, afrikano-veriorë, italianë dhe një shtetas holandez që merrej me trafikimin e kokainës.

Marketing

Në pranga janë vënë 12 persona (njëri prej të cilëve shtetas holandez) ndërsa për pesë të tjerë është dhënë masa e detyrimit të paraqitjes.

Operacioni ka nisur në shkurt 2019, dhe ka pasur si qëllim luftimin e fenomenit të tregtisë së kokainës, ndërsa ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të ekzistencës së grupeve të shumta kriminale të cilat trafikonin sasi të mëdha droge. Mediat italiane shkruajnë se këto grupe janë të përbëra kryesisht nga shtetas të kombësisë shqiptare. Veprimtaria e tyre operacionale zhvillohej në lokacione të ndryshme në provincën e Bergamos (Trescore Balneario, Montello) si dhe në ato fqinje (Cornate d’Adda).

Gjatë hetimeve, hetuesit sekuestruan një flotë të madhe automjetesh, të modifikuara posaçërisht për të fshehur sasi të mëdha droge. Po ashtu janë kryer kontrolle të shumta në shtëpitë e të arrestuarve dhe në automjete dhe si rezultat janë gjetur dhe sekuestruar mbi 24 kilogramë kokainë, e cila, e shitur me pakicë, mund të kishte nxjerrë deri në 2 milionë euro, një armë dhe para./

Marketing