Goditi me makinë një vajzë 15-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Me datë 09.03.2025 në ora 16:00, në RSSH Shkup është marrë njoftim se në rrugën “Pandil Shishkov” në Shkup, automjeti i pasagjerëve “Mercedes” ka goditur një 15-vjeçare nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident e mitura ka pësuar lëndime fizike, të cilat janë konstatuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, njofton MPB.

Policia punon në zbardhjen e rastit.

Marketing