Real Madridi mori një fitore bindëse me rezultat 4-0 ndaj Osasunës në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.
‘Los Blancos’ e dominuan këtë ndeshje që nga minuta e parë, duke u rikthyer kështu pas dy humbjeve radhazi ndaj Barcelonës dhe Milanit.
Në një takim ku shkëlqeu braziliani Vinicius Junior me tre gola të shënuar, kjo fitore pati një shije të hidhur për vendasit.
Kjo pasi dyshohet se mbrojtësi brazilian Eder Militao ka këputur sërish ligamentin ACL pas një dueli me njërin nga lojtarët e Osasunës. https://twitter.com/i/status/1855241486201205044