Gola dhe lot, Bayern mbron titullin me një fitore spektakolare

Bayern Muncih ka siguruar titullin e shtatë radhazi dhe të 29-in në Bundesliga pasi ka mundur pa probleme 5-1 ekipin e Eintrach Frankfurt-it, që e ka mbyllur kampionatin në vendin e 7-të, jashtë zonës Champions.

Marketing

Festa e bavarezëve ka filluar pas katër minutash me një gol të Coman. Miqtë kanë reaguar në pjesën e dytë me Haller (50′), por kampionët janë kundërpërgjigjur menjëherë me Alaba (53′) dhe Sanches ( 58′).

Momentet më të bukura dhe mallëngjyese kanë ardhur në minutat 72 dhe 78-të, kur Ribery dhe Robben, në ndeshjen e tyre të fundit me Bayern-in në Bundesliga, kanë shënuar respektivisht golin e katërt dhe të pestë. Një fund perfekt për një dyshe legjendare.

Në ndeshjet e tjera të javës së fundit të kampionatit gjerman, Borussia Dortmund ka fituar 2-0 në fushën e Monchegladbach falë dy golave të Sancho(45′) dhe Reus (54′). Një rezultat ky që i ka kushtuar vendin e katërt dhe kualifikimin në Champions League vendasve, që janë parakaluar në renditje nga Leverkusen. Skuadra e “Aspirinave”, në fakt ka fituar 5-1 në transfertë kundër Hertha Berlin

Nuk ka rritur të sigurojë Europën as Werder Bremen i Milot Rashicës, që ka fituar 2-1 në shtëpi kundër Leipzig. Ylli kosovar ka realizuar golin e parë për ekipin e tij me penallti. Werder ka arritur të shënojë në të 17 ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi, gjë që nuk ndodhte nga sezoni 1984-85.

Marketing