Gold AG: Artistët kosovar po harrojnë ta falënderojnë Zotin për sukseset

Gold Ag ka një ankesë për kolegët e tij.
Tashmë po i vihet fundi i vitit 2018-të, dhe shumë artista po japin intervista të ndryshme duke treguar se cili ka qenë suksesi i tyre për këtë vit.

Marketing

Edhe Goldi, po shihet që është pjesë e këtyre intervistave.
Së fundi, ai foli për ‘ONAIR‘, ku u pyet disa pyetje interesante.

Njëra nga pyetjet që iu bë atij ishte se cilat janë veprimet e artistëve që e nervozojnë atë.
Ai tha: ‘Mu nuk me nervozojnë veprimet e artistave, po m’nervozon ajo që fryhen shumë dhe ia lojn suksesin vetës. harrojnë që Zoti iau jep të mirat dhe maspari ndoshta e falenderojm dikën që ia ka ndreq flokët dhe që ia ka bërë grimin n’vend me falenderu Zotin që ia ka dhon t’mirat që i ka sot , edhe nesë e bojn grimin kuptohet ajo sjom kundër tyne ose me i ndreq flokët ose garderobën edhe ata falenderoj por ato i bon me pare dhe Zoti krejt këto ti ka dhenë pa pare e nuk e falenderon, qajo nashta ma sshumti m’pengon edhe m’prek jo diçka tjetër‘.