![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/06/AKTUALE_pop.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop1.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop2.jpg)
![](https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2021/07/AKTUALE_pop3.jpg)
Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, e ka vënë shumë herë në dukje se është një mysliman i devotshëm.
Ai i praktikon të gjitha ritet fetare, teksa kujdeset që edhe të falë pesë vaktet brenda ditës.
Gjatë ditës së djeshme, Gold AG publikoi një fotografi teksa shihet teksa ka ndalur veturën e tij në Rrugën e Kombit, për të falur namazin.
Veprimi i tij nxiti shumë kritika nga njerëz të cilët vlerësonin se ritet fetare duhet të kryhen në privatësi, e jo të postohen në rrjete sociale.
Pas këtyre reagimeve,, Gold Ag ka zgjedhur që të heqë nga instagrami i tij të gjitha fotot që kishte shpërndarë e ku miqtë e kishin etiketuar duke e falur namazin.