Gold AG dhe Shyhrete Behluli po vijnë me një tjetër duet

Dy artistët e njohur u bënë bashkë edhe për një tjetër bashkëpunim.

Marketing

Reperi Gold AG ka zbuluar detaje rreth projektit të tij më të ri, i cili edhe këtë herë është bashkëpunim.

Ai njoftoi se kënga e re e tij është në duet me Shyhrete Behlulin dhe do të publikohet më 7 qershor në orën 18:00.

Projekti i ri i dyshes vjen i shoqëruar edhe me videoklip, kurse detajet e tjera të tij ende nuk janë bërë të ditura.

“7 Qershor • Ora 18:00 ❤️”, shkruan Goldi.

https://www.instagram.com/arianagushi/?utm_source=ig_embed&ig_rid=35ff4bb0-d209-40d2-83a4-cb57069101f2