Gold AG ka publikuar tjetër këngë me motive patriotike.
Gold AG sapo ka sjellë një tjetër këngë të re, në vargun e projekteve që i ka paralajmëruar për muajin nëntor.
“Prej Shqipnie”, mban titullin kënga e re e Goldit, e cila erdhi e vizualizuar edhe me klip dhe pjesë e tij është edhe Çun Lajçi.
Ky i fundit madje ka recituar edhe disa vargje në këtë këngë, ndërsa për orkestrimin u kujdes Fatos Canolli.
Ashtu sikurse pothuajse të gjitha projektet tjera, edhe tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e punoi vet Goldi.
Videoklipi i këngës “Prej Shqipnie” u punua nga Urban Graphics.