Ndryshe nga këngëtarët e tjerë, Arian Agushi ose siç publiku e njeh Gold Ag, ka vizituar Medinën pas festave të fundvitit.
Artisti e dokumentoi udhëtimin edhe me fotografi, madje atje krejt rastësisht u takua me Halil Kastratin – përfaqësuesin e organizatës Jetimat e Ballkanit, njeriu që iu ndihmoi shumë nevojtarëve gjatë vitit të kaluar, bashkë me shumë donatorë.
“Kur e don , pa pritë edhe n’Medine e takon”, ka shkruar Gold Ag nën imazhin i cili mori shumë pëlqime dhe komente pozitive.