Gold Ag së fundi ka vizituar ish anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimin.
Rexhep Selimi po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, shkruan lajmi.net.Vizitën e reperit e ka bërë të ditur vetë ai.
Ai me anë të një postimi në rrjete sociale, ka treguar se ndodhet atje në vizitë.
Gjithashtu, ai publikoi një fotografi në ‘Instagram’ nga Haga, ndërkohë që ia ka bashkangjitur edhe një shkrim të gjatë në formë të një poezie.
Postimi i plotë i Gold AG:
“TAKIMI ME REXHËN
Pas një kohe prap u pamë
Po s’mujtëm kangës me ja thanë
E shtrënguam njëri tjetrin
Sikur vëllau me vëllanë.
A po munesh i thash vlla?
Qysh jon knej kta krejt vllaznia?
M’tha ma mire kurr s’jena kon
Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.
Veç i gzum e i pa mërzitun
Takimi mallin shkrinë si dielli borën
N’syt e tij shifsha liri
E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.
Si Xhafo Idrizi mu duk vetja
Kur i shkoj n’Paris Avnisë
O Avni o trimi Xhafos
T’fala ke prej krejt Shqipnisë.
Me emën t’Zotit tha do t’kthehem
Do t’kalon edhe kjo sprovë
Kjo punë hajr le t’jetë për neve
E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.
HAGË, 29 Qershor 2022”.