Këngëtari dhe partnerja e tij, u bënë prindër të një djali, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari.
Përmes një postimi emocional në ‘Facebook’, ai ka zbuluar edhe emrin e djalit.
Front, është emri që çifti kanë vendosur t’ia lënë djalit të dytë të tyre.
Postimi i plotë:
“ELHAMDULILAH
Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë.Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë.
E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.
O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua.Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.