Edhe pse koronavirusi nuk është larguar përfundimisht nga Shqipëria, qytetarët në Golem duke përfituar nga temperaturat e larta kanë shkuar në plazh.
Në fotot e shkrepura nga LSA, shihen qytetarët teksa shijojnë freskinë e detit dhe marrin rreze. Po ashtu, në këto foto shihen dhe disa vajza të cilat shijojnë rrezet e diellit ‘toples’.
Kujtojmë se plazhet nuk janë hapur zyrtarisht, ndërsa të shumtë kanë qenë dhe qytetarët e gjobitur në plazhe. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se plazhet do të hapen duke nisur nga 10 qershor.