



Chelsea ka arritur të shënoj fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës së Brentford, e vlefshme kjo për xhiron e tetë të Premier Ligës.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ben Chilwell i cili realizoi një ‘volley’ të bukur në minutën e 45-të të ndeshjes.
Brentford kishin mundur të barazonin rezultatin kur Bryan Mbeumo goditi shtyllën, duke e bërë këtë madje dy herë.
Benjamin Mendy ishte një nga më të dalluarit në këtë ballafaqim, duke bërë disa pritje të mira dhe në fund u shpërblye duke e mbajtur portën e paprekur.
Chelsea kështu regjistron një fitore të rëndësishme ndaj një skuadre të vështirë dhe tashmë kryeson tabelën me 19 pikë të mbledhura, me gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje.
Goli i vetëm i shënuar nga Chilwell:https://streamwo.com/Wm9rlQd