Goli i De Bruynes vendimtar – City mposht Chelsean dhe vazhdon shkëputjen në tabelë

Man City ka regjistruar një fitore minimale por shumë të rëndësishme ndaj skuadrës së Chelseas.
Citizens kanë fituar me rezultat 1-0, me golin vendimtar të Kevin De Bruynes.
City dominoi gjatë tërë 90 minutave, sidoqoftë një super gol nga distanca nga mesfushori belg në minutën e 70-të doli të ishte vendimtar që i solli tre pikë të radhës skuadrës së tij.
Man City tani regjistrojnë fitoren e 12-të radhazi në Premier Ligë, duke vazhduar shkëputjen në tabelë me 56 pikë të mbledhura, gjersa Chelsea mbetet me 43 pikë dhe tani shkon në një ecuri prej tri ndeshjeve pa fitore.

Marketing
Marketing