Goli i Xhakës në Ligën e Evropës ishte dedikim për vajzën e tij, kështu reagoi ajo

Granit Xhaka e ka dërguar Arsenalin në pushim me avantazh kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.

Marketing

Arsenali ka avancuar 1:0 kundër Sporting Lisbonës në ndeshjen e dytë në stadiumin “Emirates” në Londër, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në minutën e 19-të.

Xhaka pas golit zgjodhi një festë të pazakontë në stilin e tij, mirëpo që ishte dedikim për vajzën e tij.

Këtë e bëri të ditur bashkëshortja e Xhakës, Leonita, e cila ka postuar edhe një fotografi në Instagram.

“Golin për Ayana e premtoi. Ne të duam babai më i mirë” – ka shkruar bashkëshortja e Granit Xhakës në rrjetin social.

Ndryshe, Arsenali dhe Sporting Lisbona po përballen në ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Marketing