Mexhiti: Duheshe të kemi takim, por POPULLI mendon ndryshe – u bë tubim!

Sonte duheshe të kemi një takim të vogël në KV SHKUMBINI, por rezultoi që POPULLI mendon ndryshe, u bë tubim! Kështu u shpreh nënkryetari i BDI-së Izet Mexhit, kur në takimin e paraparë më KV Shkumbini morën pjesë një numër shumë i madh i qytetarëve.

Marketing

“Të nderuar vëllezër e motra, ndjehem jashtë mase i nderuar nga prezenca juaj, sonte dëshmuam edhe një herë bashkërisht se duam ta rikthejmë BDI-në e vlerave kombëtare, BDI-në e vitit 2002, BDI-në e UCK-së, e të ndalim këtë tjetërsim që bëri që BDI ta humb Tetovën e Pollogun. Nga këtu, dua të dërgoj porosi se BDI duhet të qëndrojë larg kazinove dhe Ligjit për lojërat e fatit, dhe për këtë thërras kryeparlamentarin Talat Xhaferi, Ministrin e Financave Fatmir Besimi dhe posaçërisht zv. Kryeministrin e parë Artan Grubi, të reflektojnë edhe ndaj thirrjeve të Ambasadorit të BE dhe atij austriak për të mos keqpërdorur flamurin europian në parlament. Larg duart nga këto gjëra, se do i vendosni BDI-së njollë që askush nuk mund t’ia heq!”, tha Mexhiti.

“Ne po mundohemi ta luftojmë arrogancën e ekzekutivit tonë, po mundohemi vendosim një normë të re të autokritikës si vlerë e re e cila na mbron nga mendjemadhësia, nga çallëmi, sepse nuk mund të shkojmë te qytetari e t’ia kërkojmë votën, dhe mandej të futemi në qeveri e ta harrojmë qytetarin, ta harojmë votuesin, ta harojmë militantin, këshillin vendor e kështu me radhë. Ne po mundohemi të përmirësojmë vehten, sa nuk na ka përmirësuar populli”, tha Mexhiti.

#vazhdojmë

Marketing