Gomonia me 2 ton drogë në Itali, Policia: Ishte nisur nga Kroacia

Policia shqiptare ka dhënë detaje lidhur me lajmin e publikuar të gomones me dy ton drogë që u kapën në Itali. Sipas policisë së shtetit, gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.

Marketing

“Qendra Kombetare e Koordinimit (NÇ) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NÇ italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate. Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.

Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis. Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare. Megjithate Policia e Shtetit po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale”, thotë policia.

Marketing