Gomonia me 577 kg kanabis në Karaburun, arrestohen tre persona

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 shtetas në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Karaburuni.”

Marketing

Sipas policisë, shtetasit Mandi Begaj, 43 vjeç, Herman Muçaj 27 vjeç dhe Ëngjëllush Mukaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, janë të dyshuar si trafikues të lëndës narkotike të ndaluar ditën e djeshme, 23 maj në gjirin e Arushës, Karaburun.

Policia sekuestroi 577 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe një mjet lundrues gomone e cila kishe si destinacion Italinë.

Sipas njoftimit të policisë, personat që ndodheshin në bord tentuan të braktisnin mjetin lundrues, dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.