Google vjen me lansime të reja dhe rregullim defektesh

Google ka lansuar ​​​​versionin e parë të Android 12L BETA, të projektuar për tableta me ekran të madh dhe pajisje të palosshme. Beta funksionon në Pixel, Emulatorin Android të Google dhe pajisje të tjera të përshtatshme.

Marketing

Google thotë se është duke punuar gjithashtu në rregullimin e defektit që pengonte disa përdorues të Androidit të telefonojnë 911.

Defekti ndikoi vetëm te përdoruesit që kishin të instaluar Microsoft Teams, por që nuk ishin të kyçur.

Kompania tha se një numër i kufizuar përdoruesish u ndikuan dhe kishte të bënte me “ndërveprim të paqëllimshëm” midis aplikacionit Teams dhe sistemit operativ Android, shkruan techcrunch.

Si Microsoft, ashtu edhe Google kanë prioritet rregullimin e këtij defekti.

Google njoftoi se do të sjellë edhe lojëra Android, për përdoruesit e Windows, me lansimin e aplikacionit Google Play Games për kompjuterë, vitin e ardhshëm.

Aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit të luajnë dhe të rifillojnë lojërat në një kompjuter desktop, pasi t’i luajnë ato fillimisht në një telefon, tablet ose Chromebook.

Marketing