Ish shefi i drejtorisë së Pestë Goran Grujovski i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë për rastin Fortesa 2, ku si i akuzuar i parë, së bashku me gjashtë të punësuar në DSK dyshohet se kanë shkatërruar pajisjet dhe dokumentet lidhur me përgjimin jo ligjor.
“Duke pasur parasysh qëndrimet e dhëna, Gjykata ka sjell vendim të pranohet propozimi i Prokurorisë Publike për gjykim në mungesë. I njëjti nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes. Pas aktgjykimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Greqisë, me çka është i pasigurt sigurimi në procedurë, ndërsa duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, ndërsa i akuzuari ka të drejtën e përsëritjes së procedurës, konsideroj se janë përmbushur kushtet për fillimin e seancës kryesore”, theksoi Elena Ilievska-Gjykatëse.
Mbrojtësi i Grujovskit, Petar Vasilev tha se kërkesa për ekstradimin e klientit të tij u refuzua nga Gjykata Supreme e Greqisë.
“Pas refuzimit të kërkesës për ekstradim, shteti që kishte kërkuar atë person nuk mund të gjykohet për të njëjtën vepër për të cilën kërkoi ekstradimin”, tha Petar Vasilev, Avokat.
Të pandehurit në rastin “Fortesa 2” po gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumentacioni lidhet me dy sistemet e përgjimit të paligjshëm, të cilat sipas PSP-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014. Në seancën e ardhshme më 15 prill pritet të dëgjohen dëshmitarët.