Gostivar, 150 testime, asnjë i infektuar nga Covid 19

Nga 150 testimet që janë kryer deri më tani në Gostivar, tashmë një javë nuk ka raste të reja të të infektuarëve me virusin Covid-19. 4 rastet aktuale janë nga komuna e Vrapçishtit dhe e Mavrovë-Rostushës. Punonjësi i Qendrës për Shëndet Publik i cili rezulotoi Covid 19 pozitiv, në testimin e dytë ka dalë negativ, e po ashtu dhe gjithë punonjësit e tjerë nuk kanë qenë të infektuar. Qendra që ishte e mbyllur nga e premtja e kaluar ka filluar me punë.

Marketing

Në Gostivar aktualisht testimet kryhen në ish repartin e hemodializës. Pritet të hapet edhe pika tjetër e cila do të funksionojë te ambulanta e punës. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se shumica e qytetarëve respektohet rekomandimet e qeverisë dhe institucionet përkatëse po e kryejnë punën në përpikmëri.

Të premten do të shpallet lista e barnatoreve dhe supermaketeve kujdestare gjatë orës policore dhe për nevojat e qytetarëve do të caktohen edhe shitoret të cilat bëjnë dërgimin e ushqimit nëpër shtëpi. Të gjitha këto veprimtari shërbyese që dëshirojnë të punojnë gjatë orës policore, duhet të paraqiten në Qendrën informative të Komunës deri të premten në orën 12:00.

U mbajt edhe takimi i dytë të Këshillit kordinues me afaristët e qytetit, për ndarjen e ndihmave doli në pah interesimi i biznismenëve për të donuar. Tashmë u tejkalua numri prej 300 pakove për ndihmë sociale dhe një shitore e mjeteve elektronike paralajmëroi donacion prej 55 kompjuterëve për nxënësit që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin on-line.

Marketing