Lëvizje gjatë orës policore për personat me aftësi të kufizuar dhe bujqit

Fermerët do të jenë në gjendje t’i kryejnë detyrat e tyre të punës në tokat e tyre bujqësore edhe gjatë ndalesës së lëvizjes pa leje, ndërsa ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në ora 20:00, nga e hëna deri të premten dhe nga ora 11:00 deri në ora 13:00 gjatë fundjavës nuk do të vlejë për personat me aftësi të kufizuara dhe personat që i shoqërojnë ata, informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Sipas vendimit të miratuar nga Qeveria në seancën e mbajtur më 08.06.2020 për regjim të veçantë lëvizjeje për personat me aftësi të kufizuara, lejet e veçanta nuk do të duhet të lëshohen, por personat do të duhet të kenë me vete një dokument për aftësinë e kufizuar.

Fermerët që kanë detyrime pune në tokën e tyre bujqësore dhe në fermat, ndërsa të cilat janë të vendosura në zonën e fshatit ku ata jetojnë, mund të lëvizin gjatë ndalesë për lëvizje pa marrë leje, vetëm për kryerje të aktiviteteve të punës pa leje për lëvizje.

“Fermerët, zonat bujqësore ose fermat e të cilëve janë të vendosura jashtë fshatit/qytetit ku ata jetojnë dhe kanë nevojë për të udhëtuar nga një fshat në tjetrin, të lëvizin në një rrugë rajonale, ndërsa kanë detyrime pune në lidhje me prodhimin, detyrimisht duhet të marrin leje lëvizjeje. Nxjerrja e lejeve për ata fermerë që kanë nevojë të udhëtojnë nga vendbanimi i tyre në vendin ku ndodhet toka apo ferma e tyre bujqësore, do të zbatohet si më parë, duke i dërguar të dhënat në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë”, informojnë nga MPB-ja.

Të gjitha lejet e lëshuara deri më tani, thuhet në kumtesë, vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nga MPB-ja theksojnë se rreptësisht ndalohet lëshimi i lejeve për lëvizje për fermerët të cilët janë mbi 67 vjeç.

Lejet e lëshuara për lëvizje të fermerëve, janë të vlefshme deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme.

Të drejtë për lëshimin e lejeve kanë vetëm fermerët e regjistruar në Regjistrin e vetëm të MBPEU-së. Kompanitë, veprimtaria e të cilave ka të bëjë me prodhimin bujqësor, kanë të drejtë vetë të lëshojnë leje për lëvizjen e punonjësve të tyre./

Marketing