Gostivar, 80 raste të reja dhe dy të vdekur nga virusi korona për një javë

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj në rajonin e Gostivarit, duhet të implementohen aktivitete për respektim maksimal të masave për mbrojtje nga Covid 19. Së shpejti do të filliojë edhe dezinfektimi i hapësirave publike. Këto ishin disa nga vlerësimet e shtabit ndërkomunal të emergjencave të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë. Në këto tre komuna saipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore ka rreth 230 raste aktive prej të cilëve 20 trajtohen në spital.

Marketing

Shtabi ndërkomunal i emergjencave të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë ka shqyrtuar gjendjen me virusin korona në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme. Përfaqësuesit e institucioneve pjesmarrës në shtab, konstatuan se ka rritje të numrit të të infektuarve të rinj dhe krahasuar me javën e kaluar numri është rritur me 80 raste të reja. Valbon Limani, Shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, apeloi qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave mbrojtëse dhe protokolleve nga autoritetet kompetente.

“Situata në rajon edhe më tej është serioze. Deri më sot, raste aktive kemi 227 nga të cilat 179 në Gostivar, 43 në Vrapçisht dhe 5 në Mavrovë-Rostushë. Mes kostatimeve është angazhimi I institucioneve të cilat janë të kyçura në shtabin e emergjencave të ndikojnë te popullata për respektim maksimal të masave mbrojtëse dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore”, tha Valbon Limani nga Shtabi i Krizave pranë Komunës së Gostivarit.

Për momentin në Gostivar ka 144 persona në izolim të cilët kanë teste positive ose janë asimptomatik. Në statistikën e fundit të autoriteteve shëndetësore nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 387 raste nga të cilat në Komunën e Gostivarit 287, Varpçisht 87 dhe Mavrovë-Rostushë 13 raste. Janë realizuar 1.365 teste, ndërsa në tre komunat në fjalë si pasojë e virusit korona jetën e kanë humbur 24 persona, më shumë në Gostivar, 17 raste, Varpçisht 6 dhe një në Mavrovë-Rostushë.

Nga shtabi dërguan apel deri te bujqit t’i dorëzojnë të dhënat e tyre për subvencionim në mënyrë elektronike ose përmes telefonit, sepse, siç u tha nga përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në rajonin e Gostivarit, për shkak të kushteve hapësinore ata nuk janë në gjendje të ruajnë distancën e caktuar dhe rreziku i përhapjes së virusit rritet.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve për subvencione në bujqësi është 31 korrik 2020.

Marketing