Tridhjetë e një vjeçarja, banore e një fshati të Gostivarit, dje rreth ora 13 e 30 minuta, ka denoncuar se, një ditë më herët rreth orës 20 e 30 minuta, në shtëpinë e tyre është kryer dhunë familjare, të cilën e ka kryer bashkëshorti i sajë 43 vjeçar, i cili një kohë të gjatë e ka malltretuar psiqikisht dhe fizikisht.
Bashkëshorti i denoncuar, është privuar nga liria, dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për zbardhjen e plotë të rastit.