Ballina Lajme Maqedoni Gostivar, digjen dy shtëpi me status të trashigimisë kulturore

Gostivar, digjen dy shtëpi me status të trashigimisë kulturore

Janë djegur dy shtëpi të vjetrat të cilat ishin me status të trashigimisë kulturore në Gostivar. Ata u dogjën sonte pas kohës së iftarit. Fatmirësisht, nga djegia e e tyre, nuk ka persona të lënduar. Të vejtra mbi një shekull, ata rrezikonin vazhdimisht banorët përreth. Shtëpitë e djegura ndodhen në rrugën 29 Nëntori, në afërsi të qendrës së qytetit. Banorët e lagjes dyshojnë në zjarrvënie të qëllimshme dhe apelojnë autoritetet kompetente sa më parë të pastrojnë rrënojat.

Marketing

“Nuk e di si ndodhi, por ndodhi shumë shpejtë. Këto shtëpi ishin të braktisura dhe na rrezikonin vezhdimisht, pasi njëra prej tyre ditë më parë u shemb. Dyshojë se dikush i ka djegur qëllimisht dhe ka pritur kohën e iftarit kur të gjithë ndodhemi në shtëpitë tona”, deklaron një banorë i kësaj lagje.

Zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje për pak minuta pas denoncimit të zjarrit. Ata kanë intervenuar me tre automjete dhe me 12 zjarrfikës. Armend Emra, përgjegjës i ndërrimit të zjarrfikësve, thotë se falë denoncimit dhe intervenimi të shpejtë, është parandaluar rreziku i djegies edhe të shtëpive përreth.

Mediat lokale disa herë kishte paralamëruar për rrezikun që përbënin këto shtëpi, por autoritetet nuk merrnin masa dhe hidhin topin te njëri-tjetri për kompetencat. Ata nuk lejoheshte të rënoheshin pasi ishin me status të trashigimisë kluturore, e nuk ndaheshin as mjete për riparim të tyre. As pronarët e tyre nuk kishin interesim për të njejtat.

Ndryshe, sipas banorëve shtëpitë e djegura nuk kanë qenë të lidhura në rrjetin elektrik. Në vendngjarje ndodhej edhe policia e cila ka menjëherë ka nisur hetimin dhe paralamëron detja shtesë mbi rënin e zjarrit gjatë ditës së nesërme. G

Marketing
Exit mobile version