Gostivar, ja sa shoferë të furgonëve ka dënuar policia

Dje në periudhë prej orës 06.00 deri ora 09.00, në qytetin e Gostivarit, është realizuar aksion kontrollues në trafikun rrugorë, në të cilin janë përfshirë 35 vetura (furgon) të cilët kryejnë transport publik të nxënësve, nëpër shkollat fillore dhe të mesme.

Marketing

Gjatë kontrollit, janë zbuluar 9 vetura të cilat kanë pasur mbingarkesë të numrit të udhëtarëve, 8 vozitës të cilët kanë transportuar udhëtar në transport publik dhe nuk kanë pasur të kryer kontrollin mjekësorë për kryerjen e kësaj veprimtarie, 3 vozitës kanë kryer transport publik pa patentë shoferi, 1 vozitës ka drejtuar automjetin me kategori të papërshtatshme për llojin e veturës, 2 automjete kanë qenë me regjistrim të skaduar, si dhe 1 vozitës nuk e ka përshtatur shpejtësinë sipas kushteve në rrugë.

Shkeljet e konstatuara në trafikun rrugorë, janë sanksionuar me parashtresa adekuate të parapara me ligj.

Në rajonin e Tetovës dje (16-prill) gjithashtu janë realizuar kontrolle dhe aktivitete të përforcuara, në të cilat janë zbuluar gjithsej 42 shkelje, prej të cilave numri më i madh edhe atë 19 për gabim parkim dhe parkime jo të rregullta.

Krahas kësaj, është konstatuar se 7 persona ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 6 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar, 5 vetura teknikisht të parregullta, 7 vozitës fillestarë që nuk janë përmbajtur përkufizimeve ligjore për këtë kategori të vozitësve e kështu me radhë.
Këto kundërvajtje janë rrumbullakuar me 23 fletëpagesa për kundërvajtje dhe 19 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje.

Marketing