Trembëdhjetë vjeçari Daim Muharremi është kampioni më i ri në Maqedoni për çiklizëm. Çdo mëngjes vesh rrobat dhe ushtron dy orë, pastaj niset për në shkollë. Deri sot ka marrë pjesë në shumë gara dhe ka marrë shtatë medalje. Mungesa e shtigjeve dhe vendeve të posaçme për çiklizëm vështirëson përgatitjet e tij për gara.
“Rrugë për çiklistë në Gostivar nuk ka. Ushtrime për të bërë shkojmë në Mavrovë dhe në vende tjera. Ka pasur disa raste kur me ka përplasur vetura por nuk kam pasur lëndime të rënda”, tha Daim Muharremi, çiklist.
Trajneri i klubit të çiklistëve “Adrenalina”, Shpend Kalisi, thotë se klubit i nevojitet më shumë përkarje nga komuna dhe firmave private.
“Ne sipas kushteve që i kemi, kemi sukses të madh sepse tek klubi jonë ekzistojnë kampionë shtetëror. Kemi disa garuees që janë kampion të Maqedonisë. Marrin pjesë nëpër shtete tjera si në Kosovë, Shqipëri, Turqi, Serbi. Kemi qenë edhe në gara në Itali”, tha Shpend Kalisi, trajner.
Pjesëtarët e Klubit të Çiklistëve “Rametulla Abduraimi – Debresh, thonë se çdo ditë ballafaqohen me sfida. Vozitësit e automjeteve nuk janë të kujdeshëm. Ka raste kur kërcënohen nga shoferët e veturave.
“Moskujdesi i veturës unë erdha në situatë ku u rrëzova me biçikletë dhe theva 3 brinj dhe 4 muaj më duheshte të pauzoj”, Xhevat Salija, çiklist.
“Ne e kemi të qartë se nuk mund t’i kemi kushtet si në shtetet evropiane, mirëpo mund të kontribohet diçka që të ofrohen kushte minimale për çiklistët”, Besim Shaqiri, çiklist.
“Biçikletat janë të shtrenjta, janë speciale për rrugë malore. Nuk mund ta përballojë çdokush. Duhet që mos të dalish një vikend që të mbledhësh para për biçikletë. Serviset janë të shtrenjta”, Festim Rexhepi, çiklist.
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari thotë se për këtë vit komuna do të ndajë 150 mijë denarë për çiklistët e Gostivarit.
“Kërkuam prej vitit të kaluar me ndihmë të një agjencioni për të pregatitur një plan projekt për Gostivarin për shtigje të ciklistëve. Jemi duke pritur atë projekt dhe pas asaj ta shofim se ku mund të bëj. Në qoftë se nuk mundemi në qendër të qytetit mendojmë të krihojmë në periferi të qytetit”, deklaroi Taravari.
“Nëse aprovohen paratë e IPA fondeve, Komuna e Gostivarit do të investojë 220 mijë euro në shtigje për biçikleta. Shtigjet do të jenë me gjatësi prej 5 kilometra deri në Lumin Vrutok”.
Ndryshe të shtunën e ardhshme klubi joformal i çiklistëve “Rametulla Abduraimi – Debresh do të bëjë një tur per nderë të të ndjerit Rametulla Abduraimi që humbi jetën në Llaskarcë e që ishte i pasionuar ndaj çiklizmit malor. Turi do të jëtë afër 40 kilometra me nisje nga fshati Debresh deri në Çegran.