Gostivar, përurohet fusha e re e patinazhit

Qytetarët e Gostivarit nga sot kanë mundësinë që, për kënaqësinë e tyre dimërore, të rrëshqasin me patina në një fushë adekuate për këtë sport kreativ. Për herë të parë në Gostivar ndërtohet një fushë patinazhi, e cila zyrtarisht u lëshua në përdorim. Fusha e patinazhit, një ndër 7 të tillat të ndërtuara në të gjithë vendin, është një investim i Agjencisë për Rini dhe Sport dhe mbështetje logjistike e komunës së Gostivarit.

Marketing

Që nga dita e parë, fusha e patinazhit ka ngjallur interesim të madh të prindërve dhe fëmijët e tyre për këtë sport kreativ.
Fusha e patinazhit do të funksionojë çdo ditë prej orës 12 dhe do të jetë falas. Për mirëmbajtjen e tij do të kujdeset palestra sportive “Rinia” në Gostivar, pranë të cilës edhe është vendosur e njëjta.

Marketing