Gostivar, protestë kundër deponisë Rusino

Me kërkesë për mbyllje të tërësishme të deponisë Rusino dhe dislokim nga Gostivari, nisma qytetare Stop Rusinos, sot ka protestuar para komunës së Gostivarit. Organizatorët e protestave thonë se kanë mbështetjen e këshillit komunal, dhe përfaqësuesve të partive Politike, ndërsa kërkojnë që këtë mbështetje t`ua jep edhe Ministria e Ekologjisë. Sipas protestuese deponia Rusino është bombë ekologjike, andaj kërkojnë mbylljen e menjëhershme.

Marketing

Qëllimi i protestës është të tregojmë se gostivarasit janë të unifikuar dhe duan që t’i japin fund kancerit shumëvjeçar që e helmon Gostivarin. Rampa nuk do të hapet për komunat e tjera, derisa të sillet afati kohor që ne e presim dhe pres që më 21 mars të vitit të ardhshëm, në ditën e pranverës, së bashku të dalim në piknik në Rusino- deklaroi Fadbi Ilazi, Këshilli protestues.