Gostivar, shpërndahen kartelat për naftën e gjelbërt

Sekretari shtetëror në në Ministrinë e Bujqësisë .Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Nefrus Çeliku përmes një postimi në facebook njoftoi për ecurinë e shpërndarjes së kartelave për naftën e gjelbërt.

Marketing

“Sot në njësinë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Gostivar filloi shpërndarja e kartelave të personalizuara për naftën e gjelbërt. Me këtë masë kthejmë rreth 200 milion denarë tek fermerët dhe ulim koston e prodhimit.

Deri më tani mbi 60% e njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në Strugë, Ohër, Dibër, Kërçovë, Makedonski Brod, Resnjë, Pllasnicë, Gostivar, Tetovë, Bogovinë, Kumanovë, kanë marur kartela të personalizuara pagesore, ose në total 33.331 kartela për shfrytëzuesit e naftës së gjelbërt.” – thotë Çeliku