Gostivar, zhduket një vajzë, policia e kërkon në lumin Vardar (VIDEO)

Një vajzë nga Gostivari, duke ikur nga një tufë qenshë, ka rënë në lumin Vardar. Informatat ende nuk janë zyrtare, ndonëse vijnë nga policia, e cila është vënë në kërkim të vajzës, përcjell FLAKA.

Marketing

Policia e Gostivarit operacionin e saj për kërkim dhe gjetje të vajzës është duke e zhvilluar së bashku me Njësinë Territoriale kundër Zjarreve në Gostivar si dhe mjekë nga Ndihmën e Shpejtë pranë Spitalit të Gostivarit.

Kërkimet aktualisht janë përqëndruar në pjesën e rrjedhës së Vradarit në fshatin Turçan i Vogël.

Kërkimeve të Policisë u janë bashkangjitur edhe banorët e lagjeve përreth therrtores “Gorni Pollog” në Gostivar dhe ata të fshatit Turçan i Vogël.

E PA KONFIRMUAR: NJE VAJZE KA RENE NE LUMIN VARDAR

E PA KONFIRMUAR: NJE VAJZE KA RENE NE LUMIN VARDARPolicia e Gostivarit e shoqeruar nga pjestare te Njesise zjarrfikese te Gostivarit dhe Ndihmes se Shpejte ka nisur kerkimet per gjetjen e trupit te nje njeriu (vajze) per te cilen thuhet se ka rene ne lumin Vardar. Sipas informatave jo zyrtare dhe te pakonfirmuara nga ana e Policise vajza ne tentin per te ikur nga nje tufe qensh endacak ka rene ne Vardar. Kerkimet aktualisht vijojne ne pjesen poshte therrtores Gorni Pollog. Kerkimeve te Policise u jane bashkangjitur edhe banoret e lagjeve perreth therrtores dhe ata te fshatit Turcan i Vogel.

Publiée par TV GLOBI sur Lundi 5 novembre 2018

Marketing