Mëngjesi i të shtunës e gjeti qytetin e Gostivarit me grafite të shënuara me me moton “Pse Jo”, moto e idesë së Ali Ahmetit dhe BDI për Kryeministër Shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Mediat e vendit njoftuan që grafite të tilla u hasën edhe në Shkup, Kumanovë, Tetovës Zajaz, Sllupçan, Dibrës e Saraj.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në 18 vjetorin e themelimit të subjektit politik që drejton hodhi idenë për Kryeministrin e parë Shqiptar në Republikës e Maqedonisë së Veriut.
Ideja hasi në kundërshtime dhe përkrahje nga subjekte dhe individë. Ishte reagimi i liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili kundërshtoi mundësinë për një kryeministër shqiptar, madje tha që BDI me këtë ide do të shkon në opozitë. Zaev tha që ai do të jetë Kryeministër i vendit. Kundërshtime pati edhe tek VMRO-DPMNE, por edhe partitë politike shqiptare.