Gostivari është tronditur në orët e fundit me dy vetëvrasje. Alsat mëson nga burimet e tij se bëhet fjalë për dy raste të veçanta që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
Që të dyja janë në Gostivar, në largësi nga njëri skaj në tjetrin. Sipas informatave të para është mësuar se të dyja vrasjet janë kryer me armë zjarri. Njëri prej viktimave është i moshës rreth 50 vjeçare.
Policia është duke e hetuar rastin në të dyja vendngjarje dhe në këto momente ka mbërritur edhe hetuesi paraprak.