Grabiten mijëra euro dhe bizhuteti në kompleksin e tenisit të Roland Garros

Mbrëmjen e së premtes hajdutët kanë grabitur disa mijëra euro dhe aksesorë luksozë në kompleksin e tenisit ku zhvillohet Roland Garros.

Marketing

Nga grabitja e paprecedentë në kompleksin e tenisit në Boulogne Forest, hajdutët kanë marrë 11 mijë euro cash dhe bizhuteri, vlera e të cilave llogaritet në 20 mijë euro, raporton A2.

Mediat në Francë shkruajnë se hajdutët kaluan gardhin e lartë metalik që kufizohet me kompleksin e ndërtesave dhe terreneve në Porte Auteuil, në lagjen nr 16-të të Parisit.

Ata kanë arritur t’i shpëtojnë vëmendjes së agjentëve të sigurimit dhe më pas kanë hyrë brenda zyrave ku kanë grabitur gjithçka që gjetën në rafte.

Nuk dihet ende se sa hajdutë kanë marrë pjesë në këtë grabitje, ndërsa Prokuroria në Paris ka nisur një hetim.

Vitet e fundit, në Paris në mënyrë të ngjashme janë bërë grabitje spektakolare të apartamenteve të sportistëve të famshëm, kryesisht futbollistëve të PSG-së, dhe disa nga hajdutët janë kapur dhe dënuar me burg.

Marketing