Grabitësit lidhin portierin e PSG dhe partneren, marrin sende me vlerë 500 mijë euro

Grabitësit lidhin portierin e PSG dhe partneren, marrin sende me vlerë 500 mijë euro
Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij kaluan një natë të tmerrshme në banesën e tyre në lagjen numër 8 në Paris.

Marketing

Grabitës të dhunshëm lidhën dhe keqtrajtuan dyshen në banesën e tyre, teksa grabitën çka mundën dhe u larguan me aksesorë në shumën e 500 mijë eurove.

Sipas informacioneve të “Actu 17”, grabitësit pasi u futën në banesë dhunuan dhe lidhën me litar dyshen, duke grabitur çka gjetën. Vetëm në orën 3:20 të mëngjesit, Donrarumma me partneren u liruan nga litarët dhe u drejtuan në një hotel, për të lajmëruar policinë.

Bëhet me dije se nga kjo tronditje, dyshja përfundoi në spital. Policia ka hapur një hetim në lidhje me çështjen, ndërsa kjo është hera e disatë që futbollistët bien preh e grabitjeve.