Grabitet dyqani i markës Louis Vuitton. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot në në Ohio të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat kanë publikuar foto nga ngjarja që janë pikasur nga kamerat e sigurisë së dyqanit të markës luksoze.
Një grup të rinjsh të maskush, shihet që hyjnë në dyqane, vjedhin ç’të mundin dhe largohen prej tij. Nga raportimet, mësohet se në total janë vjedhur rreth 400 mijë dollarë mall brenda pak minutash. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.