Grabitet një taksist në Shkup

Një taksist 60-të vjeçar mbrëmë në polici ka denoncuar se është grabitur nga dy persona të panjohur.

Marketing

Siç kumtoi MPB, mbrëmë në orën 21:00 në SPB Shkup, S.K. (60) nga Shkupi ka denoncuar se drejtpërdrejtë para lajmërimit në rr. “Pllaçkovica” dy persona të panjohur e kanë grabitur.

Autorët, të cilët ishin udhëtarë në automjetin e tij, me përdorimin e forcës fizike dhe me kërcënim për jetë i kanë marrë 2.000 denarë dhe kanë ikur.

Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

Marketing