Grabiti shuma marramendëse në vilat ku punonte si pastruese, lihen në burg nënë e bir (VIDEO)

Arrest në burg për Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir që grabitën shumën marramendëse prej më shumë se 700 mijë në disa banesa ku gruaja punonte si sanitare.

Marketing

Njëra nga grabitjet I takon datës 15 dhjetor, teksa Rozeta Dobi, pastruesja e banesës ka shfrytëzuar faktin që pronarja me nënën e saj nuk ndodhej në Tiranë. Ajo ka kthyer përmbys shtëpinë duke e tentuar të dukej si grabitje.

Dyshohet se më pas ajo është ndihmuar të largohej nga vendi i ngjarjes nga djali I saj.

Havier Dobi bënte një jete luksoze duke shpenzuar shumë dhe duke mbajtur makina të shtrenjta , cka I dha indicie policisë që të shkonte në gjurmet e tyre.

Ndonëse fillimisht në banesën e grabitesve u gjenden dhjetera mijëra euro dhe florinj, fakti që ndaj nënë e bir kishte edhe denoncime të tjera për shuma të mëdha të humbura në banesa ku gruaja punonte si pastruese, bëri që policia të kthehej në banesën e familjes Dobi.

Në kontrollin e dytë u gjenden rreth 400 mijë euro të fshehura në tubat e aspirimit, teksa një pjsë e mirë e shumcës i përket ish-zyrtares së Ministrisë së Financave dhe të Kryeministrisë Alma Klosi.

Mbetet për tu parë se cilët janë familjet e tjera të grabitura nga sanitarja e tmerrshme Rozeta Dobi.