Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Fushë Kosovë ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Sipas policisë, viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.