Grafite serbe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqen në Kosovë

Policia ka hapur rast, pasi gjatë patrullimit, në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafite shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Marketing

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Policia ka hapur rast “sulm kundër rendit kushtetues”.

“Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/