“Grammy” pa shqiptaret

Sot janë publikuar nominimet për edicionin e 62-të të çmimeve “Grammy”. Reperja Lizzo është duke kryesuar pasi është e nominuar për tetë herë, pas saj janë edhe dy artistët e rinj Billie Eilish dhe Lil Nas X me nga 6 nominime.

Marketing

Të tre këta këngëtarë janë përherë të parë pjesë e nominimeve për “Grammy”, transmeton Klan Kosova. Artistët tjerë si Ariana Grande, H.E.R. dhe Finneas O’Connell janë me nga 5 nominime.

Variety shkruan se eventi i ndarjes së çmimeve do të mbahet më 26 janar në Los Angeles në qendrën “Staples”.
Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2020” do të zhvillohen më 26 janar në Qendrën “Staples” në Los Angeles. Për këtë vit nuk janë të nominuar asnjë nga artistet shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max.

Marketing