‘Katalanasit’ kësaj here janë mposhtur 2-0 në udhëtim te Granada.
Për vendasit gjithçka nisi mirë, me Ramon Azeez (2’) i cili kaloi në avantazh skuadrën e tij.
45 minutëshi i parë nuk solli asgjë e për më tepër asnjë goditje në portë nga lojtarët e Barcelonës.
Gjysma e dytë nisi me ndryshime me Lionel Messin dhe Ansu Fatin që u inkuadruan menjëherë, por nuk sollën asnjë rezultat.
Alvaro Vadillo (65’) nga 11-metërshi realizoi për 2-0 dhe i dhuroi tre pikë të mëdha Granadas, e cila tani tubon 10 pikë në vendin e parë
Se Barcelona nuk pati një ndeshje të mirë tregon fakti që goditja e parë drejt portës kundërshtarë erdhi në minutën e 83’ nga Messi.
Pas pesë ndeshje, Barca tubon 7 pikë në vendin e shtatë.