“Granit” fitoi tenderin prej 12 milionë eurove për ndërtimin e bajpasit në Tetovë

Kompania ndërtimore maqedonase ka fituar një tender të majmë në vlerë prej 12 milionë eurove për ndërtimin e bajpasit të Tetovës.

Marketing

Sipas projektit, do të punohet në ndërtimin e bajpasit apo unazës së re të Tetovës përmes kryqëzimit Trebosh deri në Neproshten, që do të lehtësojë trafikun në këtë kryeqendër.

Vlera e kësaj kontrate përfshirë TVSH-në, do të jetë mbi 752 milionë euro. denarë, ose 12,23 milionë euro. Por, kjo vlerë është për fazën e parë. Siç bëjnë me dije nga kompania, tenderi është dashur të shpallet vitin e kaluar, por për arsye objektive është realizuar këtë vit. Pas fazës së parë do të ketë tender edhe për fazën e dytë.

Ky projekt i dhënë nga Drejtoria për Rrugë Shtetërore nuk është pjesë e korridoreve 8 dhe 10, por është një projekt krejtësisht i pavarur