Granit Xhaka e konfirmon se do ta shikojë nga stadiumi lojën Angli-Kosovë

Mesfushori kosovar i Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka ka deklaruar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, për ta mbështetur Kosovën.

Marketing

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës po qëndron në Prishtinë këto ditë dhe sot do të jetë prezent në ndeshjen e “Yjeve” kundër skuadrës së Milot Rashicës.

Kjo ndeshje bamirësie organizohet nga komuna e Prishtinës dhe FFK-ja.

Ylli i Arsenalit ka treguar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, që do të zhvillohet në stadiumin e Southamptonit.

“Do të jem prezent në Angli për ta shikuar ndeshjen Angli – Kosovë, shanset janë shumë të mira shpresoj të ia arrijnë qëllimit”, ka thënë Xhaka.