Granit Xhaka ndër 5 më të paguarit e Arsenalit

Granit Xhaka është ndër pesë lojtarët më të paguar te Arsenali. Shqiptari që po bën një sezon fantastik në Premier League paguhet afro 137 mijë euro në javë, ose 7 milionë euro në sezon.

Marketing

Lojtari më i paguar te “Topçinjtë” është Gabriel Jesus me më shumë se 15 milionë euro në sezon ose 301 mijë euro në javë.

Sipas “Sportrac”, pesë lojtarët më të paguar të Arsenalit janë Jesus, Partey, Zinchenko, Ben White dhe Xhaka.

Forma e mirë e këtij sezoni ka bërë që drejtuesit të mendojnë edhe rritjen e pagave për lojtarët në vijim, me Arsenalin që mban vendin e parë me 50 pikë në Premier League.