Granit Xhaka ndër të nominuarit për Topin e Artë

France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë.

Marketing

Në mesin e tyre është edhe futbollisti kosovar, Granit Xhaka.

Xhaka sezonin e kaluar ishte shtylla e Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligën gjermane, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Ai shkëlqeu edhe në Kampionatin Evropian me kombëtaren zvicerane, ku dy herë e fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Po ashtu Bayer Leverkusen arriti edhe në finalen e Europa League.

Të nominuarit për trajnerin e vitit janë, Xabi Alonso, Carlo Ancelotti, Luis De La Fuente, Gian Piero Gasperini, Pep Guardiola dhe Lionel Scaloni.

10 emra janë në garë për portierin më të mirë të vitit, Diogo Costa, Gianluigi Donnaruma, Gregor Kobel, Andrei Lounine, Mike Maignan, Giorgi Mamardachvili, Emiliano Martinez, Unai Simon, Yann Sommer dhe Ronwen Williams.

Marketing